“Koplik 1912. Kjo grua është Edit Durham duke biseduar me një bajraktar në oborrin e shtëpisë së tij. Vajza tjetër ndoshta është e bija e tij. Një foto e jashtëzakonshme në një kohë të jashtëzakonshme nga një angleze e jashtëzakonshme që i donte jashtëzakonisht shqiptarët. Vjen nga koleksioni i albanologut, Robert Elsie”.
Kështu shkruan gazetari Roland Qafoku duke përcjellë këtë foto të rrallë.

Mary Edith Durham është një grua që jetoi në vitet (1863-1944). Ajo ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: