Edhe pse cështja e azilkërkuesve dhe emigracionit është kthyer në problemin më të madh për momentin për shumë vende të Europës, një deputet zviceran ka vendosur të tallet me këtë fakt. Si objekt talljeje, Christoph Morgeli ka përdorur një foto nga eksodi i shqiptarëve në vitet ’90.

“Erdhën profesionistët”, shkruan ai, ndërsa ka postuar një foto.

Edhe pse nuk përmenden, fjala është për shqiptarët, duke qenë se foto ka lidhje pikërisht me eksodin e shqiptarëve në vitet ’90 dhe se azilkërkuesit në numër relativisht të madh, janë po shqiptarët.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: