TIRANE-Pas publikimit të lajmit se ish-guvernatori Ardian Fullani kërkon me gjyq disa qindra miliona lekë dëmshpërblim për dëm psikologji, një foto e publikuar sëfundmi shpjegon ‘sesa i rrënuar psikologjikisht’ është në të vërtetë ai.
Fotoja është postuar për portalin, Skandalet.com nga një emigrant me qëndrim në Itali, i cili, fare rastësisht, ka hasur dhe fotografuar Adrian Fullanin, në 23 Mars të këtij viti në aeroportin e Romës, në seksionin e dyqaneve të luksit.
Aeroporti i Romës, përshkruhet nga të gjithë si nje nga disa vendet ku mund të bësh shoping, madje ndër më të mirët në Romë.

Ish-guvernatori Ardian Fullani kërkon gjysmë milioni euro dëmshpërblim për shkarkimin e tij nga ky post.
Ai thotë se i është shkaktuar një dëm moral dhe psikologjik.

Pas fotos lind vetvetiu pyetja, “A duket i rrenuar psikologjikisht?”, sic pretendon ne raportin e saj psikologia.


I shpëtoi burgut, Ardian Fullani kërkon dëmshpërblim, psikologu: Gjumë me ankth dhe mungesë oreksi

Pas shkarkimit nga detyra e tij si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka bërë gjumë të shqetësuar me ëndrra e ankth, ka pasur mungesë të theksuar të oreksit dhe i është ulur vetëvlerësimi.
“Panorama” shkruante dy dite me pare se këto janë disa nga konstatimet e psikologes Jonida Haxhiu, sipas së cilës, dëmi psikologjik, moral e ekzistencial i shkaktuar tek ish-Guvernatori, pas shkarkimit nga puna, është në nivel maksimal. Raporti psikologjik është administruar dje si provë nga Gjykata Administrative, në gjyqin ku Fullani ka paditur Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin e Republikës.

Ish-Guvernatori kërkon shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e tij dhe dëmshpërblim financiar e moral. Një nga metodat e përdorura për raportin ka qenë edhe ajo e intervistimit, gjatë së cilës Fullani ka rrëfyer përjetimet e tij pas vjedhjes së 713 milionëve në BSH, ngjarje rreth së cilës ai u deklarua i pafajshëm.

Në vijim zbardhen pjesë nga raporti psikologjik, i përbërë nga 19 faqe në total.
Paditësi është ndjerë gjithnjë i pafajshëm dhe në asnjë rast nuk kishte menduar se mund të kishte ndonjë implikim të tij në lidhje me çështjen e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Në çdo moment gjatë intervistave shqetësimi kryesor, ndërsa u përgjigjet pyetjeve, ka rezultuar të jenë ngjarja e ndodhur dhe evidentimi i masave që duhej të merreshin për të mos rrezikuar stabilitetin ekonomiko-financiar të vendit. …

Ai vazhdon të shprehë keqardhje të thellë që kjo ngjarje ndodhi në institucionin që ai drejtonte, suksesit dhe mbarëvajtjes së të cilit ai i ka kushtuar pothuajse gjithë jetën e tij profesionale.

Insiston të përsërisë faktin se ngjarje të tilla, në përmasa të tilla, kanë ndodhur dhe në shumë banka të tjera qendrore, si Banka e Anglisë, Banka e Francës e shumë banka të tjera të rëndësishme në botë, por analizimi i situatës dhe nxjerrja e përgjegjësive ka qenë krejt e ndryshme nga ajo që ndodhi në Shqipëri.

Stresi ndikon te të gjitha organet jetësore dhe jep një sërë problemesh, si dhimbje koke, këputje fizike, lodhje etj. Z. Ardian Fullani thotë se këto simptoma e kanë shoqëruar gjithë kohën dhe vazhdojnë të jenë të pranishme në një intensitet të konsiderueshëm.

…Pagjumësia është një tjetër simptomë shoqëruese e situatave stresante. Është krejt normale që në ngjarje të rënda të përjetohen probleme të mëdha me gjumin, vështirësi për të zënë gjumë, gjumë i parehatshëm dhe ndjesi ankthi, apo edhe kur arrinte të flinte, situata që vazhdojnë të jenë prezente për shumë kohë pas ngjarjes.

…Stresi ndikon menjëherë edhe në zakonet e ushqyerjes së individit që e përjeton atë. Ai mund të shfaqet me shtim ose reduktim të oreksit. Ardian Fullani thotë se kjo situatë stresante ka sjellë reduktim domethënës të oreksit dhe mungesë totale e dëshirës për t’u kujdesur për veten.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: