Ekspozita e Arkivit të Shtetit ka nxjerrë ‘thesare’ nga e kaluara, një pjesë edhe nga lufta nacional-clirimtare. Një prej fotove të ekspozuara shfaq dy partizanë pas fitores për çlirimin e Tiranës duke u puthur në buzë. Gëzimi i tyre me sa duket ka qenë aq i madh sa është shprehur në këtë formë. Gjithsesi puthja në buzë apo pranë buzës, megjithëse intime ka qenë zakon sidomos në jug të vendit mes njerëzve të afërt pavarësisht gjinisë dhe ende ruhet nga një pjesë e mirë e popullsisë në moshë të thyer.

Fotoja është postuar nga gazetari Erald Kapri në faqen e tij në Facebook me këtë shënim: “Dy trimat e partisë që po shijojnë marrjen e pushtetit. Tiranë, 17 Nentor 1944. E gjeni tek ekspozita e Arkivit te Shtetit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: