TIRANË- Edhe këngëtarja Greta Koçi i bashkohet garës për kreun e FRPD­së, zgjedhjet për të cilin mbahen pas një muaji. Mirëpo duket se Greta e ka “shpallur” fitoren që tani, të paktën në rrjetet sociale.

Në një postim në “Instagram”, Koçi shprehet se ka marrë urim për fitoren nga kolegia e saj Soni Malaj. “Urimi për fitoren time në Krye të FRPD më ka ardhur dhe nga mikja ime Soni Malaj!”.

Ky postim, duket sikur do të thotë se ajo është shpallur tashmë fituese, ende pa u bërë zgjedhjet. Prandaj i këshillojmë Gretës të jetë më e kujdesshme me ato që shkruan.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: