*Fotografia me David Cameron flet më shumë se fjalët

Disa muaj më parë ishte njeriu më i fuqishëm i Britanisë, kuptohet pas Mbretëreshës, dhe shënjestra e kameramanëve dhe fotografëve.
Por sot, David Cameron, është një “njeri i lirë”. I ulur zbathur mbi një mur në Cornwall ai është fotografuar nga kalimtarë, duke ngrënë peshk me patate të skuqura.

Siç shkruajnë mediat britanike, tre të huaj që janë ulur shumë pranë Cameron, me sa duket nuk janë në dijeni se ai person vetëm pak centimetra larg tyre ka qenë njeriu që ishte së fundmi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.

Dhe pyetja që shtrohet është: Kjo fotografi, e bërë nga një kalimtar, a nuk flet më shumë se fjalët në lidhje me dramën e Cameron, fati i të cilit u vulos pas referendumit në Britani të Madhe?

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: