TIRANE – Njëri prej deputetëve shqiptarë ka kontrolluar sot gjatë seancës plenare, se sa para kishte marrë me vete. Duke mos u shqetësuar për kamerat që kishte pas shpinës, deputeti ka hapur portofolin në Kuvend, duke numëruar kartëmonedhat prej 50 mijë lekësh dhe 50 eurosh që kishte në portofol.

Nga fotografia duken të paktën tre kartëmonedha 50 euroshe dhe dy 50 mijë lekëshe. Me një llogaritje të thjeshte dalim në përfundimin se deputeti në fjalë mban lek xhepi sa paga mujore e një qytetari të thjeshtë në Shqipëri.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: