“Nuk mund të mendosh, të duash e të flesh mirë nëse nuk ha makarona”. E kështu aktorja Olta Gixhari gatuan në kuzhinën e saj në orët e vona për të përgatitur makarona. Shprehjen më lart e citon italisht, “Uno non può pensare bene, amare bene, dormire bene, se non ha mangiato spaghetti”, kurse foton e poston në rrjetin social, Facebook e Instagram. Me një lule majë flokëve, një rrobë gati si për gjumë të veshur, Olta duket e përqëndruar në kuzhinë. Në sy bien erëzat dhe perimet që po bën gati për të përgatitur salcën e makaronave. Lum kush është me Oltën aty, të shijojë këtë gatim.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: