Merkato e verës padyshim që nuk ua plotësoi të gjithëve dëshirat dhe për këtë arsye afati kalimtar i janarit shihet si një mundësi për të tentuar sërish.

Këtë e di më së miri Juventus i cili nuk heq dorë nga turko-gjermani i Liverpool Emre Can. Bardhezinjtë nga fjalët në verë kanë kaluar te veprat pasi sipas raportimeve të mediave italiane drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me lojtarin që i skadon kontrata me anglezët në fundin e sezonit.

Gjithsesi po shihet mundësia për ta afruar që në janar, por në pritje të një marrëveshje, ndërkohë është Emre Can i cili jep sinjale dashurie për Juventusin.

Futbollisti 24-vjeçar ka postuar një foto për ditëlindjen e tij ku shihet se torta i ka ngjyrat bardhezi. Menjëherë pas kësaj tifozë të shumtë kanë komnetuar, ata të Liverpool i kërkonin mesfushorit të mos largohej nga ‘Amfield’, ndërsa të Juventusit i uronin mirëseardhjen.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb