Kur je keq me llogaritë në matematikë. E tillë është edhe kjo fletë gjobe e policisë së Qarkullimit Rrugor.

Siç mund ta shihni edhe në faksimilen e masës administrative të vendosur nga një punonjës policie, ky i fundit ka ndëshkuar një drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit me gjobë në masën 10 mijë lekë të rinj si dhe 4 muaj heqje të lejes së drejtimit.

Drejtuesi i automjetit në këtë rast, pasi ka dalë nga parkimi ka goditur një automjet, ndërsa pasi i është nënshtruar një testi të alkoolit, ka rezultuar se ka qenë i dehur.

Por ajo çka bie në sy është fakti se polici ka llogaritur gabim datën e heqjes së lejes së drejtimit. Masa në fjalë, që thuhet se është për 4 muaj, në fletën e gjobës shkruhet se hyn në fuqi duke nisur nga 25 janari i këtij viti, deri në 25 prill, që rezulton vetëm për 3 muaj.

  • foto galeri

Por përtej shifrave, duket se efektivi ka probleme edhe me drejtshkrimin, pasi gjoba ka gabime gjuhësore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb