GENOVA- Kjo foto e shkrepur nga Google Earth është bërë virale në internet menjëherë pas rënies së urës Morandi në Genova. Në foto shihet njëra këmbë e urës që duket e mbështetur në bordurën e sipërme të një prej pallateve të ndërtuara nën të.

“Por kush është ndërtuar më parë: ura apo pallati?”, kërkon të dijë një përdorues. Një tjetër pyet: “Si mund të jetonin familjet në kushte të tilla mes zhurmës dhe ajrit kaq shumë të ndotur?”.

Një fotografi që ka shkaktuar indinjatë. “Po vetëm tani e vunë re të gjithë?”, komenton një banor i zonës. “Është e turpshme, vetëm zemërim dhe dhimbje”, shkruan një përdorues tjetër.

38 persona humbën jetën pas shembjes së urës së ndërtuar në vitet ’60 në Genova, pjesë e autostradës A10. Ngjarja ndodhi të martën, ndërsa ende ka persona të zhdukur. Mbi 600 banorë janë shpërngulur nga banesat nën urë, për të shmangur ndonjë tragjedi tjetër.

  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: