TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë është sensibilizuar në ndihmën ndaj fëmijëve talasemikë. Në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë u hapën vendet për dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë, ku deputetë të Kuvendit të Shqipërisë u sensibilizuan me nismën duke dhuruar gjak.

Kujtojmë se seanca e sotme plenare u shoqërua me debate, ku deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren e Kuvendit. Kjo situatë u bë shkak për ndërprerjen disa herë të seancës.

Nisur nga kjo, kryeparlamentari Gramoz Ruçi vendosi rifillimin e seancës në orën 13:00, duke i dhënë kohë kështu deputetëve që t’i bashkohen nismës në ndihmë të fëmijëve talasemikë, duke dhuruar gjak.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb