Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë zhvilluar homazhe në Pallatin e Kongreseve në nder të deputetit socialist Bashkim Fino. Ky i fundit ndërroi jetë sot nga Covid-19.

Kreu i qeverisë ka postuar disa foto nga homazhet, ku shihet se kanë lënë edhe disa mbishkrime në librin e ngushëllimeve.

Dita e sotme u shpall ditë zie kombëtare nga Qeveria, ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndalën fushatën elektorale për të nderuar figurën dhe kontributin e çmuar që Fino ka dhënë përgjatë këtyre viteve në politikën shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb