Pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elizabeth II ditën e djeshme, në ambasadën britanike në Shqipëri, qytetarë kanë vendosur lule në nderim të monarkes.

Ashtu si në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, edhe në ambasadën në Tiranë, flamujt janë parë të ulur në gjysmështizë.

Një nga personat pjesëmarrës në homazh ka qenë edhe Princi Leka Zogu.

Princi Leka ka reaguar edhe ditën e djeshme në lidhje me ndarjen nga jeta të mbretëreshës me jetëgjatësinë më të madhe në fronin britanik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, prehet sot në paqe pas më shumë se 70 vitesh në shërbim ekskluziv të shtetit, të popullit britanik dhe të 14 kombeve të Commonëealth anembanë rruzullit që e njihnin për sovranen e tyre. Dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar në aspektin e vet më përbashkues, Elizabeth II përfaqëson mesazhin e pakohshëm të vazhdimësisë së shtetit, të Kurorës, që qëndron i palëkundur me përkushtim dhe vetëdije përballë sfidës dhe pasigurive. E lidhur prej gjakut, ndonëse prej së largu, me Mbretëreshën Geraldinë, ajo do te mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar, kudo ku ndodhet, dhe madheshtisë së shtetit që është streha dhe mburoja e shoqërisë.
Më pëlqen që këtë homazh ta shoqëroj me fotografinë e çastit intim kur Mbretëresha dekoroi shqiptaren e madhe Nënë Terezën me Order of Merit, në vitin 1983.
Zoti e pranoftë në mëshirën e tij dhe i priftë mbarë Madhërisë së Tij Britanike, Mbretit Charles III”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb