ELBASAN-  Shqiptarët nuk ngurrojnë të dëshmojnë në çdo moment një nga karakteristikat më të veçanta të kombit: mikpritjen. Kjo po ndodh aktualisht edhe në Elbasan kur mjaft shqiptarë kanë vendosur flamurin e Izraelit në ballkonet e tyre në shenjë mikëpritjeje ndaj kombëtares hebreje të futbollit që luan sot ndeshjen me Shqipërinë në “Elbasan Arena” në kuadrin e eleminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”. Xhesti fisnik i elbasanasve nuk ka ngelur jashtë vëmendjes edhe të ekipit të Izraelit, lojtarët e së cilit kanë përshëndetur shqiptarët dhe kanë nxituar të postojnë foto në rrjetet sociale.
izrael-futbollistet

Ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet nën masa të rrepta sigurie për shkak të informacioneve paraprake që agjensitë e inteligjencës së të dy vendeve kanë patur rreth mundësive të planifikimit të ndonjë akti terrorist. Për këtë arsye pak ditë më parë u arrestuan edhe katër shqiptarë të cilët dyshohet se kishin rënë në kontakte me ISIS për të përsëritur në vendin tonë një skenar të ngjashëm me atë “Bataclan” në Paris. Gjithsesi xhesti fisnik i qytetarëve të Elbasanit dëshmon edhe njëherë sot se ekipi i Izraelit ka gjetur një ambjent të ngrohtë e shumë mikpritës në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb