Në një kohë kur pjesëmarrja e votuesve në vendin tonë është më e ulët krahasuar me atë të vitit 2021, shembull krejt i kundërt vjen nga Turqia. Pjesëmarrja në zgjedhjet që po mbahen në Turqi ditën e sotme duket se është e madhe. Mediat turke raportojnë se që nga mëngjesi i së dielës qytetarët që kanë të drejtë vote për të vendosur mes presidentit aktual Recep Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu vijojnë të paraqiten me mijëra.

Pamjet nga qendrat e votimit konfirmojnë parashikimet për këtë vit pasi mund të shihen qytetarë në karrige me rrota apo me barela që paraqiten për të mbështetur një nga dy kandidatët. Mes atyre që kanë votuar sot është edhe 112-vjeçarja Gulu Dogan, gruaja më e moshuar në Detin e Zi, e cila refuzoi të votonte përmes aplikacionit në celular dhe u paraqit për ta hedhur vetë votën e saj në kuti.


Mediat kapën dhe rastin e një gruaje e cila shoqërohej nga djali i saj drejt qendrës së votimit, ndërsa ai mbante në dorë një bombol oksigjeni në dorë. Ndërkohë, një 84-vjeçar në Bursa u dërgua në qendrën e tij të votimit me ambulancë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: