TIRANE – Situatë kaotike u shkaktua ditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare ku 5 makina u bllokuan nga një automjet tjetër që kish parkuar në mes të rrugës.

Në makina ndodheshin pacientë me probleme kardiake ndërsa të afërmit e tyre që i shoqëronin lajmëruan Policinë Rrugore. Pas komunikimit, blutë thanë se nuk mund të ndërhynin në QSUT për të lëvizur makinën që kish parkuar gabim, pasi parkimi në QSUT ishte dhënë me koncesion.

Më pas ata lajmëruan punonjësit që rrinë te kioskat që shënojnë hyrjet e daljet, por ata u shprehën se ishte firma private e policisë (Myrtaj) ajo që kujdesej për këtë pjesë dhe këtë firmë e ka zgjedhur Ministria e Financave.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: