Pasi lëshoi akuza në drejtim të Bullgarisë, se ky shtet ishte një turp në qëndrimin sa i takon çështjes së integrimit, kryeministri Edi Rama shfaqet afër me homologun e tij bullgar, ende në detyrë, Boyko Borissov.

Në një foto familjare ku janë të gjithë liderët e Ballkanit dhe të Europës, Rama qëndron afër ‘kundërshtarit’ të tij lidhur me çështjen e negociatave, pasi vetoja bullgare pengon integrimin.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, shumë afër homologut të saj, Aleksandër Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb