Në zyrat shtetërore fotoja zyrtare që mbahet zakonisht ose është e Presidentit të Republikës, ose e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Por një punonjës i zyrës së Punës i Sarandës dëshmon se idhulli i tij është vetë deputeti Koco Kokëdhina. Se deri ku arrin fuqia e këtij deputeti, e tregon sakte kjo foto.

Ky punonjës i zyrave të punësimit të Sarandës duket se ka zgjedhur mbajtjen e portretit elektoral të superdeputetit Koço Kokëdhima edhe pse në një zyrë shtetërore. Shenjë falenderimi apo simpatie për ‘Komisarin e Jugut?

Burime të portalit që ka publikuar foton, thonë se ai është punësuar në këtë zyrë pas ardhjes së PS në pushtet dhe se ka qenë pjesë aktive e fushatës së Kokëdhimës dhe mbajtja e portretit të tij në zyrë është sa vlerësim për figurën e deputetit aq edhe për t’u treguar punonjësve të tjerë rëndësinë që ai ka në administratë si pjesë e stafit elektoral të Kokëdhimës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb