Ndonëse paligjshmërisht, pa asnjë njoftim, IKMT zbarkoi mëngjesin e sotëm në ‘Prestige Resort’ duke shembur dy pishinat e jashtme, pavarësisht këtij fakti, pushuesit injorojnë fadromat.

Siç shihet dhe nga pamjet që flasin vetë, pushuesit kanë sfiduar IKMT-në dhe policinë, duke vijuar me planet e tyre, relaksimin në ambientet e resortit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në lidhje me vendimin e paligjshëm të IKMT-së, kanë reaguar politika por dhe qytetarët, të indinjuar për sulmin me tendencë që i bëhet biznesmenëve në pronësi të ‘Hysenbelliu Group’. Po ashtu, turistë shqiptarë dhe nga e gjithë bota në rrëfimet e tyre për News24 dënuan aksionin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: