Kur zgjedhjet përfunduan dhe u shpallën fituesit në 6 bashkitë e vendit, fotot që vijnë nga fletët e votimit janë thjesht epike.

Në një fotot të publikuar së fundmi, shihet se një qytetar në bashkinë e Durrësit, ka vendosur me shenjën “X” të gjithë kandidatët e pranishëm në fletë, ndërsa ka lënë dhe një mbishkrim

“Të paktën ulni naftën”, duke iu referuar këtu rritjes së çmimit të lëndës djegëse, që ka kapur shifra rekord për vendin tonë.

Kujtojmë se në Bashkinë e Durrësit, fituese u shpall kandidatja e PS, Emirjana Sako, ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka dhe ai i PD, Luan Hoti.

Whatsapp Image 2022 03 07 At 21.47.47 (2)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb