Moska ka nisur sot sulme masive në të gjithë Ukrainën ndërsa pas aktivizimit të alarmeve ukrainasit janë strehuar në stacionet e metrove.

Raportohet se si pasojë e sulmeve ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë plagosur.

Ambasadori amerikan në Ukrainë i ka përshkruar veprimet e sotme nga forcat ruse si “një sulm tjetër mizor” dhe një “dështim strategjik”.

“Një tjetër sulm mizor, i njëjti dështim strategjik. Valët e dronëve dhe raketave ruse nuk mund të ndalojnë mbrojtësit heroikë të Ukrainës, popullin e saj trim apo mbështetjen tonë të vendosur dhe të unifikuar”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: