Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llala, nuk ka bërë asnjë dalje publike që pas largimit nga posti i tij. Megjithatë ai është fotografuar teksa po pinte kafe në një prej lokalet tek Kullat Binjake në kryeqytet.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Llalla është parë sot rreth orës 12:00 i ulur në një nga lokalet më të frekuentuara të kryeqytetit.

Ndonëse për t’u ngjitur në lokal mund të përdorej edhe ashensori, burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Llalla ka zgjedhur të përdorë shkallët.

Ai është ulur në një tavolinë dhe ka qëndruar për rreth 10 minuta vetëm dhe më pas i ka ardhur një i njohur i tij jashtë sistemit të drejtësisë.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Llalla ka qëndruar në kafe rreth 1 orë me të njohurin e tij dhe më pas është drejtuar tek makina e tij ku e prisnin dy shoqëruesit.

Llala u zëvendësua nga Arta Marku, e cila u zgjodh kryeprokurore e përgjithshme e përkohshme më 18 dhjetor.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: