Moti i keq që ka përfshirë kryesisht rajonin qendror të Italisë, me qytete si Firenze, Roma, Napoli dhe Benevento që janë përfshirë nga përmbytjet pas reshjeve të dendura, duket se nuk i kanë penguar qytetarët që të dalin në votime.

Teksa qendrat e votimit në të gjithë vendin do të qëndrojnë të hapura deri vonë, në rrjet po qarkullon një foto e një qytetari në ishullin e Ischias, i cili po shkon të votojë me kanoe.

Qytetari është fotografuar në rrugën Lacco Ameno, teksa i drejtohet qendrës së votimit.

“Ndodh gjithandej, do të votoj me kanoe” shkruhet në postimin e publikuar në Facebook nga banori i ishullit i cili u përjetësua menjëherë në një foto nga kalimtarët teksa përpiqet të arrijë në destinacionin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb