TIRANE– Qindra qytetarët shqiptarë, kryesisht të rinj i janë drejtuar vendeve të ndryshme të Europës, si azilkërkues, me shpresën se një ditë do të kenë mundësi të jetojnë dhe punojnë në ato vende. Një pjesë e tyre janë riatdhesuar pasi u është refuzuar kërkesa për azil.

Por një lajm i publikuar një ditë më parë, se në Gjermani ka 50 mije vende punë për emigrantët, ka ringjallur shpresat e shumë shqiptarëve.

Paraditen e sotme, dhjetëra persona janë dyndur pranë Ambasadës Gjermane në vendin tonë, duke kërkuar informacion në lidhje me kriteret që ata duhet të plotësojnë apo dokumentet e nevojshme.

Një foto e publikuar së fundmi, ku duket një numër jo i vogël qytetarësh që presin në radhë para ambasadës, tregon edhe sesa shpresëpakë janë ata për vendin, duke nxituar të përfitojnë nga mundësia më e parë për të punuar e jetuar në një vend tjetër

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb