Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias ka takuar dhe biseduar me përfaqësuesit turq përpara Samitit të Aleancës në Madrid.

Edhe pse dy ditë më parë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte deklaruar se ai nuk do të takonte më as një përfaqësues të Greqisë, nëse këta të fundit nuk vënë mend, duket se i nxehti i Madridit ka shkrirë akujt.

Kështu pra, në një postim të ministrit të Jashtëm grek në Tëitter, Dendias shihet duke biseduar me delegacionin turk, ku bëjnë pjesë homologu i tij Mevlüt Çavuşoglu, presidenti Recep Tayip Erdogan , drejtori i komunikimit të Presidencës Turke Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial Kalbrahim Kalinn.

Së bashku me Nikos Dendias ishin edhe ministri i Jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis, ai i Polonisë Zbignieë Rau dhe i Portugalisë Joao Gomes Cravinio.

“Pata një përshëndetje të shkurtër sociale me presidentin turk Erdogan dhe ministrin e jashtëm Tsavousoglu së bashku me homologët e mi nga Lituania, Landsbergis, Polonia Rao dhe Portugalia Cravinio përpara fillimit të Samitit të sotëm të NATO-s”, shkruan Dendias.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb