Lagja ‘5 Maji’ dhe një lagje në njësinë nr.4 në kryeqytet janë ‘blinduar’ sot nga policia, pasi kjo është një zonë e projektuar për rindërtimin e një kompleksi pallatesh, ku do të strehohen të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

LSA sjell pamjet nga ajo çka po ndodh në terren, ku qytetarët po përplasen me policinë, pasi janë kundër shembjes së banesave të tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Efektivë të shumtë të policisë kanë rrethuar një të ri, i cili bënte rezistencë nga çatia e banesës së tij. Ai nuk ka pranuar që të lërë banesën, e cila ishte në listën e ndërtesave që do të shemben.
Por pavarësisht qëndrimit të tij, policia e ka neutralizuar atë, dhe më pas e kanë shoqëruar në komisariat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: