TIRANE – Vetëm pak kohë pasi përmbaruesit privatë ekzekutuan vendimin e gjykatës, deputeti i Shkodrës, Tom Doshi ka hyrë në brendësi të bar “Rovena” në ish­Bllok.

Doshi u fotografua në lokalin, që sipas vendimit te Gjykatës së Apelit, kjo pronë tashmë i takon atij dhe Ndriçim Babasit, shitur nga daja i këngëtares Rovena Dilo, shkruan “Panorama”.

Rovena e ka kundërshtuar ashpër vendimin, pas letrave publike, edhe sot teksa përmbarimi hyri për zbatimin e vendimit të Apelit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: