Në oborrin e Parlamentit, Tom Doshi është fotografuar në kompaninë e Shpëtim Idrizit të PDIU, që sëfundmi ka zgjeruar grupin e deputetëve me Mesila Dodën e PD. E pakënaqur nga lidershipi i PD, Doda zyrtarizoi para pak kohësh kalimin tek PDIU, aleat në qeverisje me Edi Ramën.

Sot Idrizi dhe Doshi janë parë teksa bisedojnë në oborrin e parlamentit, ndërsa brenda në sallë debatohet Dekriminalizimi. Doshi merr pjesë në cdo seancë të parlamentit, por shihet shumë pak në shoqërinë e socialistëve, të cilët e kanë përjashtuar nga grupi parlamentar i tyre, që në mars të vitit të kaluar, pasi akuzave që ai bëri ndaj lidershipit të PS.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: