Zinedin Zidane arriti të kapë shpejt majat si trajner duke iu afruar karrierës së tij madhështore si futbollit.

Francezi arriti që në tre vite te Real Madrid të fitonte tre “Champions League” radhazi dhe një “La Liga”. Gjithsesi të gjithë këta trofe nuk kanë aspak rëndësi kur vjen puna për të pritur bashkëshorten teksa ajo bën “shoping”.

Ashtu si të gjithë njerëzit e zakonshëm edhe Zidan nuk i ka shpëtuar këtij vesi të tmerrshëm të grave për meshkujt. Trajneri francez, i cili ka deklaruar se shpejt do të rikthehet në drejtimin e një skuadre, dallohet në foto i mërzitur, teksa herë herë kontrollon edhe telefonin.

Është e qartë se Zidan e ka më të thjeshtë të fitojë një “Champions” se sa të presë gruan e tij në dyqanet e veshjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb