Pas marrjes së qytetit të Bakhmut në Ukrainë, ushtarët rusë kanë festuar duke valëvitur lart flamujt e Rusisë dhe ushtrisë mercenare Wagner në majë të një ndërtese në qytetin e shkatërruar nga lufta.

Në një video të postuar në Telegram dje, kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin tha se qyteti i Bakhmut ra nën kontrollin e plotë të rusëve rreth mesditës.

Luftimet në qytetin lindor të Ukrainës zhvilloheshin me ritme intensive prej më shumë se 8 muajsh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb