“Feja e shqiptarisë është shqiptaria”, shprehja universale e rilindësit, Pashko Vasa i shkon përshtat kësaj fotoje të realizuar sot në Tiranë, më 28 Nëntor. Të ndodhur bashkë, të gjithë krerët e besimeve fetare shqiptare kanë marrë pjesë në festimet e Bashkisë së Tiranës, me rastin e përvjetorit të 103 të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Krerët e besimeve fetare me këtë foto lënë në hije politikën, që edhe këtë vit feston e ndarë festat e 28-29 Nëntorit. Sot e djathta shqiptare përkujton festën e Pavarësisë dhe Clirimit sëbashku, kurse e majta, Ditën e Clirimit, e përkujton më 29 Nëntor.

Po kështu imazhi përcjell gjithashtu mesazhin e kahershëm të tolerancës fetare, këtë bashkëjetesë të mrekullueshme, për të cilën Shqipëria krenohet para botës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: