Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka sjellë karikaturën më të re këto ditë që ia ka kushtuar gazetarisë, konkretisht, cështjes së televizionit ‘Agon’ të Francesko Beketit.

Pas lajmeve se gazetarët po kontrolloheshin në kufi nga policia nën dyshimin se po fusnin para dorazi me qëllim që ti sjellin në Shqipëri pasi me vendim gjykate punonjësit kanë disa muaj pa marrë pagat, Kapexhiu e sheh situatën në këtë këndvështrim.

Në listën e shpërndarë mësohet se ndodhen emrat e të gjithë bashkëpunëtorëve të Becchetit, duke nisur që nga Fatos Lubonja, Andi Bejtja, Sonila Meço, Adi Krasta, Afrim Krasniqi, Saimir Kodra, Genti Zenelaj dhe emra të tjetër të njohur që punojnë në këtë media.”

Në karikaturën e Kapexhiut ata që zhvishen janë personazhët, Lubonja, Bejtja dhe Kodra.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: