NGA ELTON DONO*

Bagëtitë e pamatrikulluara apo shendët e pavaksinuara që qëndrojnë pranë kazanit të mbeturinave apo rëndom në ambientin përreth janë panorama normale e një dite pragfeste në qytetin e Korcës.

Ish zona e NPV-së në këtë qytet, pranë pazarit të veshjeve, nuk ka dalë nga tradita e të kthyerit në një treg bagëtish 1 ditë para festës së Kurban Bajramit. Pavarësisht se është ngritur si shqetësim shumë herë, bashkia e Korcës dhe inspektorët e saj kanë bërë lëshim në këtë rast, ashtu sic e thonë edhe vetë tregtarët e bagëtive e shpendëve, që në prag festash fetare dhe jo vetëm, zbarkojnë në këtë zonë të qytetit për të shitur sadopak mall.

E njëjta situatë përsëritet në këtë qytet në cdo pragfeste përgjatë vitit, me inspektorët bashkiakë që janë inekzistentë ose mbyllin një sy përballë këtij fenomeni që shëmton në cdo rast të ngjashëm këtë zonë të qytetit, me shumë gjasa aspak europian.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: