HIMARE- Në një lokal në Himarë gjuha shqipe mesa duket nuk është primare për të ofruar shërbim. Disa klientëve pasi u është ofruar porosia, u është dhënë edhe fatura shoqëruese. Por ajo që i ka habitur ka qenë fatura në gjuhën greke.

Gjatë këtij sezoni veror u fol për faturat e kripura në zonat bregdetare, e tashmë nuk mungon edhe kjo foto e dërguar nga pushuesit, ku tregohet fatura e lokalit në gjuhën greke.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: