TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dy foto të montuara në “Facebook”-un e tij, ku koka e kryeministrit Rama duket në mes të kanabisit, ndërsa ministri Tahiri shfaqet duke mbledhur drogë me lopatë.
Në fakt fotoja origjinale e personit që mbledh kanabis me lopatë, i përket reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
përbri fotove të montuara Berisha shkruan: “1500 fishohet sipërfaqja e drogës në Shqipëri! Raportet ndërkombëtare shpallin Shqipërinë “Kanabistan”!! Të dashur miq, sipas raporteve ndërkombëtare tronditëse, Shqipëria nga treqind hektarë kanabis të mbjellur në vitin 2013 në Lazarat, sot ka të mbjellur një sipërfaqe 1500 herë më të madhe apo 15.8% të të gjithë sipërfaqes së vendit apo në 4500 km katror. Kjo përbën një katastrofë të vërtetë kombëtare të Edvin Shullazit dhe Saje qorrit, që do ketë një çmim të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar! sb”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb