SHBA – Margaret Boemer shkoi për një kontroll rutinë tek gjinekologu në javën e 16-të të shtatzënisë, me fëmijën e saj të tretë. Pas vizitës u zbulua se gjërat nuk shkonin sic duhej dhe se fëmija ishte prekur nga një tumor, që del në fund të kërbishtes, në fund të shtyllës kurrizore shkruan CNN.

Ky lloj tumori ka predispozitë më të lartë për t’u zhvilluar tek bebet e gjinisë femër dhe ndodh një në 35 mijë lindje. Prindërit e vogëlushes u trembën aq shumë sa nuk dihin çfarë të bebin me beben e tyre. Gjendja e bebes filloi të rëndohej me kalimin e kohës, ndërsa tumori po zhvillohej dhe po avanconte sistemin e qarkullimit të gjakut.

Disa nga doktorët i rekomanduan nënës që të abortonte beben e saj, por mjekët e “Texas Children’s Hospital” SHBA sugjeruan që bebja duhej të operohej dhe t’i hiqej tumori në trup.

Kështu në javën e 24-të të shtazënisë mjekët vendosën ta operonin beben. Kirurgët hoqën gati 90% të masës tumorale me anë të një operacioni, që zgjSti pesë orë. Masa tumorale ishte gati sa pesha e bebes.

Më pas ata rikthyen fetusin në mitër për të vazhduar normalisht shtatëzaninë. Kjo është quajtur mrekullai e mjekësisë. 12 javë pas operacionit lind vogëlushja LynLee Hope.

Ajo iu nënshtrua edhe një epracioni tjetër pas lindjes, ku u hoq një pjesë e vogël e masës tumorale që kishte mbetur. Sot LynLee Hope është 4 muajshe dhe gëzon shëndet të plotë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb