Që kur iu bashkua familjes mbretërore në vitin 2011, Katerina, Dukesha e Kembrixhit, e njohur nga shumë si Kate, pothuajse gjithmonë është shfaqur e veshur në mënyrë të përsosur në sytë e publikut. Ndërkohë që dukesha është e njohur për veshjet e lehta dhe xhaketat e përshtatura, ajo gjithmonë ja ka dale te fitoje kredencialet e modës të vërtetë.

Merrni, për shembull, fustanin e praruar te markës Jenny Packham ajo që veshi për premierën e filmit ne vitit 2021 “Nuk ka kohe per te vdekur” që ndezi internetin, ose fustanin e saj të dasmës te markes Alexander McQueen me detaje aq të sakta sa rrobaqepësit duhej ti zëvendësonin gjilpërat e tyre të qepjes çdo tre orë, sipas revistes angleze Vogue.

Por edhe para se të bëhej dukeshë, vajza e quajtur Kate Middleton i mbajti te ruajtura ne gardërobe veshjet e saj të bukura. Për ditëlindjen e 40-të ne shikojmë ne retrospektive disa nga veshjet e saj më të mira, nga ditët e saj të stuhishme të universitetit deri tek eventet më zyrtare të mbretërisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vitet e fakultetit

Ndërsa Kate para se te fitonte ofiqin mbretërore studionte në Universitetin St Andrew në Skoci, jeta e saj shoqërore dukej e ngjashme me atë të shumë njerëzve të moshës së saj, por dashuria e Kate për t’u veshur bukur ishte e dukshme që në fillim.

Fejesat mbretërore

Sot, një dekadë pasi u martua ne familjen mbretërore, Dukesha është ende në kërkim të veshjeve me shkelqime xixelluese. Ashtu sic ndodhi në nje event te organizuar në Buckingham Palace në janar 2020 kur ajo veshi një fustan të kuq vezullues.

Momente në tapetin e kuq

Por kur eventi e kërkon për veshje te shtrenjta, Dukesha mbështetet te stilistë të besuar si Jenny Packham dhe Alexander McQueen.

Që nga ajo kohe çdo ngjarje ka qenë një mundësi për të debutuar një stil të ri paraqitje, siç ishte rasti i fustanit ngjyrë blu që ajo veshi në premierën e filmit “Spectre” në 2015. Pamja e saj luksoze përdoret shpesh për të komunikuar edhe vlera më të gjera, veçanërisht kur bëhet fjalë për krizën klimatike.

Në vitin 2020, Dukesha ishte një nga të paktët pjesëmarrëse ne ceremoninë e ndarjes se çmimeve BAFTA që i kushtoi vëmendje kodit të veshjes së ricikluar, duke zgjedhur një fustan të stolisur Alexander McQueen të bardhë dhe ngjyre ari, te cilën e kishte veshur për herë të parë gjatë një darke shtetërore në 2012.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb