Një aksident i frikshëm është regjistruar sot në Kosovë, ku një person humbi jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit, në rrugën Arllat Malishevë.

Mësohet se një furgon është përplasur me një makinë dhe për pasojë kjo e fundit është ndarë në dysh.

Mediat kosovare raportojnë se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 5 persona kanë mbetur të plagosur. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. Siç shihet dhe nga pamjet, makina është ndarë në dysh, pasi përplasja ka qenë shumë e fortë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: