Kometa që kalojnë në galaksinë tonë, re gjigande dhe super hëna. Janë këto disa nga fotot në garë për Astronomi Photographer of the Year 2015, ku do të konkurrojnë fotot astronomike më të bukura të vitit.

Një total prej 139 imazhesh janë seleksionuar për çmimin e madh, nga Osservatorio Reale e Greenwich, që gjendet në Londër.

Konkursi që është tashmë në edicionin e shtatë të tij, ka një numër rekord të të regjistruarve, me 2700 pamje të dërguara nga amatorë dhe fotografë profesionistë nga 60 vende.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb