Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në dalje të qytetit të Lezhës. Siç raportoi gazetari për BalkanWeb Elidon Ndreka, një automjet në lëvizje ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj një tjetër mjeti, tip “ML”.

Nga të shtënat mjeti ka dalë nga rruga, por nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rastit. Dyshohet se shënjestra e këtij atentati janë dy persona nga Miloti, me mbiemër Preçi.

Sakaq, nga informacionet e siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, mësohet se një shoferi i”ML” ka telefonuar policinë duke thënë se kanë qëlluar me armë në drejtim të mjetit të tij që ishte në  lëvizje.

Ndërkohë vijojnë kontrollet në zonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb