Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela festojnë sot përvjetorin e martesës së tyre. Ka qenë Aurela, që ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto nga ceremonia e kurorëzimit, ku ajo shfaqet e veshur me vello të bardhë, ndërsa Basha me kostum të zi…

  • foto galeri
  • foto galeri

Ceremonia është zhvilluar në bashkinë e Tiranës, disa vite para se Lulzim Basha të merrte drejtimin. Nga martesa e tyre kanë lindur dy vajza, të cilat kryedemokrati është ruajtur që t’i ketë sa më larg vëmendjes së mediave.

Një vit më parë, gjatë një takimi elektoral, Basha kujtoi në Pogradec 14 vjetorin e martesës, dashurinë e tij me Aurelën dhe natën e parë, që e kishin kaluar në një hotel të zonës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb