Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Gjini nuk ka humbur shumë kohë pas ndarjes nga Bruno. Ndonëse dyshja doli më se e dashuruar nga formati i dashurisë, historia nuk zgjati shumë dhe mes akuzave ata i dhanë fund.

Por teksa kanë kaluar vetëm pak javë, Ana duket më e dashuruar se kurrë. Madje aq sa tashmë është gati që këtë lidhje ta bëjë publike, duke e fshehur më. Në Instagram ajo ka shpërndarë një buqetë gjigande me trëndafila si dhe pusullën që ka marrë nga i dashuri i saj.  “O rob je qetësia e shpirtit tim”, shkruhej në pusullë. Në një tjetër postim, ish-konkurrentja ka ndarë pak nga koha që kalon me të dashurin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ashtu si shihet edhe nga fotot, teksa ka qenë duke bërë një bashkëbisedim me ndjekësit, në makinë krah saj duket edhe partneri i ri. I madh është interesi tashmë për ta zbuluar të plotë djalin që e mban me dhurata luksoze Anën./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: