Qielli mbi një vullkan aktiv në Indonezi është kthyer në ngjyrë vjollcë, gjatë një stuhie rrufesh.

Imazhe spektakolare treguan Mali Sinabung në Karo, Sumatra Veriore, që vazhdonte të lëshonte një kolonë hiri dhe tymi deri në 5 km në qiell, ndërsa rrufetë gjëmonin sipër.
Sinabung u aktivizua jetë javën e kaluar, me 13 shpërthime të regjistruara vetëm të martën.

Ekspertët thonë se ngjyra vjollcë e qiellit shkaktohet nga shpërndarja e dritës së bardhë, për shkak të lagështirës, mjegullës dhe pluhurit në ajër, ndërsa fotografët fiksuan me aparatet e tyre këtë spektakël.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: