Foto të reja janë publikuar në emisionin “Opinion” lidhur me momentet e fundit të Mehmet Shehut.

Kur ende ka dilema nëse u vetvra apo ekzekutua në fotot e reja shihen pamje të dhomës së gjumit në të cilën ish-Kryeministri qëndron i pajetë. Ajo çfarë bie në sy në foto është se në këmbët e krevatit, bashkë me pantoflat shihen edhe këpucët çka duket e çuditshme për një njeri që ndodhet në dhomën e tij të fundit. Gjithashtu aty shihet edhe telefoni dyshifror me të cilin komunikonte me një numër të vogël të drejtuesve komunistë.

Ndërkohë në komodinën, shihet një gotë, një filxhan dhe një termus, ndërsa u fol për një gotë me një lëng të verdhë që nuk u ekazaminia kurrë dhe që nuk figurojnë të jenë ekzaminuar. Ndërsa në komonë pranë krevatit ka ilaçe e madje dhe një krem “Nivea”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: