Foto të reja përgjatë jetës të diktatorit gjerman Adolf Hitler kanë dalë në dritë. Në këto foto, lideri nazist i Rajhut të Tretë shihet në dasmën e baxhanakut të tij të cilin e ekzekutoi një vit më vonë.

Në imazhet e bëra më 3 qershor 1944, duket diktatori nazist që përgëzon oficerin Hermann Fegelein dh nusen Gretl Braun gjatë ceremonisë martesore të tyre në Salzburg të Austrisë.

Vetëm 11 muaj më vonë, dhe me Luftën e Dytë Botërore që po kthehej kundër tij, Hitleri urdhëroi ekzekutimin e baxhanakut për dezertim të postit të tij gjatë zbarkimit të Aleatëve në Europë.


(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: