ITALI- Dalin në dritë fotografitë e Alfred Eisenstaedt të bëra ndaj legjendës të filmit italian, Sofia Loren. Gjatë miqësisë së tyre të gjatë, Eisenstaedt i ka bërë fotografi të panumërta aktores fituese të çmimit Oskar – shumica e të cilave nuk ishin të destinuara për publikim. “Eisie duhet të më ketë bërë mijëra foto, të cilat askush nuk i ka parë -, ka thënë Loren për revistën LIFE, e cila ka publikuar një seri të portreteve më të mira të Loren të shkrepura nga Eisenstaedt, në periudhën më të bukur të famës së saj botërore.

“Kur kam takuar Eisie”, Loren kujton, “ishte me të vërtetë një dashuri me shikim të parë. Ai u bë hija ime. Por ai kurrë nuk u përpoq të ndërhyjë në jetën time. Jo, ai vetëm vazhdoi të shkrepë dhe të qeshë, dhe ishte i lumtur vetëm të ishte me mua – ashtu si dhe unë që isha me të! Më mungon. Ai nuk mund të më bënte asnjë të keqe. E kam besuar atë aq shumë. Ai është një nga ata që nuk rriten nën pemë, si thoshte dhe miku im Cary Grant”. Sofia Loren është shfaqur në kopertinën e revistës LIFE shtatë herë në mes të viteve 1950-1960.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: