DURRËS- Është mbajtur sot në Durrës samiti informal i liderëve të Ballkanit Perëndimor me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale” kur merrte pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn.

Kryeministri Edi Rama ka qenë mikpritësi i samitit e duket se e ka kryer mirë detyrën e tij. Ai është fotografuar teksa shoqëron të gjithë të pranishmit që nga homologu malazez, tek ai kosovar e deri tek ndërkombëtarët.

Por ndërsa është parë i qeshur me kryeministrin e Malit të Zi Dusko Markovic, gjatë bisedës ka pasur një shikim lart të Ramës që duket sikur i lutet Zotit.

Më serioze ka qenë biseda me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Por në samit nuk ka munguar as një ngrysje e kryeministrit shqiptar. Më të qeshura janë shfaqur ambasadorja e BE në largim Romana Vlahutin dhe ish-deputetja Majlinda Bregu, e cila tani ka funksionin e sekretares së përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Shfletoni galerinë (Foto: LSA)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb