ELBASAN

Gazetarja Dorjana Bezat siguron ekskluzivisht për “BalkanWeb” fotot, që tregojnë momentin kur është ekzekutuar me breshëri plumbash 62-vjeçari Bujar Çela, në Bradasesh të Elbasanit.

Në fotot e kamerave të sigurisë shihet momenti kur Çela sapo është qëlluar dhe ka rënë përtokë, duke ndërruar jetë në vend.

  • foto galeri
  • foto galeri

Njëra prej fotove tregon momentin kur Çela është i ulur në tavolinë, duke pirë kafe, ndërsa në tjetrën shihet momenti i rrëzimit të tij në tokë.

Në foto shihet se Bujar Çela ka qenë i ulur në tavolinë me një person tjetër, i cili iu ka shpëtuar fatmirësisht plumbave.

Sapo kanë nisur të shtënat nga makina në ecja, 62-vjeçari Çela ka tentuar të fshihet, por në momentin që është ngritur nga karrigia i janë afruar dy autorët dhe e kanë ekzekutuar në derë të lokalit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb