Ekspertët dhe policia ndodhen brenda selisë së Partisë Demokratike, ku vijojnë të mbledhin prova pas protestës.

Ata po shohin e marrin gjithçka, që do të vërtetojë dhunën e ushtruar nga protestuesit e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në fotot që sjell “BalkanWeb” shihen ekspertë dhe policë, të cilët janë futur në ambientet e selisë blu, ku gjithçka është e shkatërruar dhe dyshemetë janë mbushur me xhama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Siç shihet nga fotot, shkatërrimi në selinë e PD është i madh, ku ka dyer e dritare të thyera, xhama, gurë e shishe në dysheme, si dhe karrige të përmbysura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb